Flash News

E-TJERA

Ra në duart e Rusisë ditët e para të luftës, forcat ukrainase drejt rimarrjes së Kherson

Ra në duart e Rusisë ditët e para të luftës, forcat

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se forcat e tij po përparojnë "hap pas hapi" në qytetin jugor të pushtuar Kherson.

Qyteti ra në duart e Rusisë në ditët e para të luftës dhe ndodhet në një vend strategjik në perëndim të lumit Dnipro.

Të shtunën, zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar raportuan për luftime të ashpra pranë Khersonit.

Përparimi ukrainas nënkuptonte se linjat ruse të furnizimit në perëndim të lumit ishin "gjithnjë e më shumë në rrezik", sipas vlerësimit të tyre.

Ndërkohë, një këshilltar i lartë i mbrojtjes i Zelensky pretendoi se rreth 1000 trupa ruse në rajon janë rrethuar nga forcat ukrainase.

Oleksiy Arestovych tha se rusët ishin kapur në një "rrethim taktik" pranë fshatit Vysokopillya në rajonin Kherson.

Burimi: BBC

Të fundit