Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kim apel Celibashit: KQZ të ndalojë celularët në qendrat e votimit; mesazh edhe partive për listat

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i bëri thirrje kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, që të ndalojë celularët në qendrat e votimit më 25 prill.
E ftuar në emisionin “Real Story”, ambasadorja tha se duhem marrë masat e nevojshme për të parandaluar mashtrimin, sidomos një nga metodat e fotografimit të votës.
Pjesë nga intervista:
Sokol Balla: Dhe di që reaguat në atë kohë dhe pashë dhe lexova edhe që kur u takuat me Celibashin, folët për pastrimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme. Por dikush do thotë, dakord, është kjo lista e zezë, po?
Ambasadorja Kim: Po.
Sokol Balla: Në fakt, ju keni lista të ndryshme të zeza; është një e shkurtër e Departamentit të Shtetit drejtpërdrejt por edhe një listë e gjatë, me qindra, gjyqtarë dhe politikanë, të cilëve SHBA iu ka refuzuar ose revokuar vizat. A duhet që këta persona të përjashtohen nga mundësia për t’u zgjedhur, përzgjedhur dhe pastaj zgjedhur në parlamentin shqiptar?
Ambasadorja Kim: Mendoj se partitë politike, thjesht për faktin se janë udhëheqëse nga natyra, duhet të udhëheqin. Dhe duhet të vendosin se për çfarë është partia e tyre. Dhe duhet të vendosin se çfarë meritojnë votuesit e tyre. A meritojnë kriminelë votuesit? A meritojnë ata njerëz që njihen se janë përfshirë në aktivitete të këqija? Këtë duhet ta vendosin. Duhet t’iu paraqesin njerëzve një listë për të cilën ato, partitë, mund të jenë krenare dhe duhet të paraqesin një listë për të cilën populli shqiptar, Shqipëria mund të jenë krenarë.
Sokol Balla: A do të zgjerohet kjo listë?
Ambasadorja Kim: Mendoj se s’mund të komentoj.
Sokol Balla: Lista e zezë, mund të komentoni për atë?
Ambasadorja Kim: Nuk do ta komentoj.
Sokol Balla: Ok, si gazetar me përvojë, në fakt, ky është një koment me heshtje, por gjithsesi. E lëmë me aq. Cili është vlerësimi i SHBA për procesin e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme? Po arrijmë atje ku duhet?
Ambasadorja Kim: Ashtu shpresoj. Mendoj që OSBE, ODIHR specifikisht, që ka përvojë në zhvillimin e zgjedhjeve, ka arritur dhe do të shohin përgatitjet, por siç e thashë më parë, një nga përgatitjet kyçe është sigurimi i ID-ve biometrike që të mund të reduktohet shit-blerja e votës. Pastaj, së dyti, duhet të vendosen masat shtesë për sa i përket video-monitorimit dhe elementëve të tjerë në mënyrë që njerëzit të kenë besim se ajo që ndodh brenda qendrave të votimit dhe kabinave të votimit është legjitime dhe do them edhe këtë: mendoj do ishte e dobishme nëse KQZ do të siguronte që celularët të mos lejohen në qendrat e votimit. Siç thashë, unë bisedoj me njerëzit, lexoj lajmet, shoh TV dhe e kuptoj që një nga metodat e preferuara është që njerëzit të fotografojnë për kë votuan dhe pastaj…
Sokol Balla: …po…
Ambasadorja Kim: …marrin pagesën bazuar mbi këtë dhe, meqë e dimë se kjo është një metodë e zakonshme, mendoj që KQZ duhet të veprojë për ta parandaluar këtë.
Sokol Balla: Ky do të ishte vendim i fortë nga KQZ.
Ambasadorja Kim: Po.
Sokol Balla: Sepse mund të krijojë një debat mbi lirinë tonë. Pra, po thoni se është më mirë të mos kemi ose t’i ndalojmë celularët në kabinat e votimit?
Ambasadorja Kim: Mendoj se duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar mashtrimin, sidomos nëse metoda e mashtrimit është e njohur.
Sokol Balla: Në fakt keni të drejtë dhe me gjithçka që keni parë, keni përjetuar, keni shënuar dhe mesazhet që keni dhënë në publik, a mendoni se këtë herë, ka më shumë shanse që të kemi zgjedhje të lira ose më të lira dhe më të ndershme se më parë?
Ambasadorja Kim: Mendoj se çdo zgjedhje janë një mundësi për të bërë përmirësime dhe shpresoj se ky do të jetë rasti edhe këtu. Nuk parashikoj të ardhmen por ajo që mund të them është që nga ana e Shteteve të Bashkuara, e kemi shumë seriozisht për të ofruar mbështetjen tonë të plotë, në mënyrë që Shqipëria të ketë mjetet teknike por edhe mbështetjen politike që të mund të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Sokol Balla: Po, se një nga çështjet që kemi dhe ndoshta e dini tashmë, në këtë vend është që kushdo që fiton zgjedhjet ose kushdo del fitues, pala tjetër menjëherë nuk e njeh rezultatin. Dhe dikush që mund të humbë zgjedhjet mund të thotë, e shihni çfarë ndodhi në Amerikë? Edhe atje rezultati nuk u njoh nga pala tjetër. Pra, cili është mesazhi këtë herë? A duhet ta pranojë rezultatin pala humbëse? Çfarëdo që del nga institucionet? Çfarëdo që del nga gjykata?
Ambasadorja Kim: Po. Mendoj së pari, pjesëmarrja e plotë është e rëndësishme. Asnjë parti nuk duhet të largohet. Mendoj nuk duhen përsëritur gabimet e së shkuarës.
E dyta është që duhet të marrin pjesë për t’u siguruar që masat e marra për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme janë zbatuar.
Dhe së treti, e dini, politika është një fushë emocionuese dhe njerëzit luftojnë fort dhe në fakt mendoj kjo është gjë e mirë. Por, siç e pamë në rastin e SHBA, ti lufton fort, dënon kur ka veprime të paligjshme, vendos kufirin tek dhuna por sigurisht, liria e shprehjes dhe grumbullimit janë me rëndësi për t’u respektuar. Dhe së fundi, kur procesi të jetë shteruar, i pranon rezultatet në mënyrë të hijshme. Pra, më 20 janar, Presidenti Biden u betua si Presidenti ynë dhe mendoj se ky është një rezultat për të cilin të gjithë ne mund të jemi krenarë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38