Flash News

E-TJERA

Kim emocionohet nga dhurata e vajzës së vogël afgane: Plot lëvdata për popullin shqiptar

Kim emocionohet nga dhurata e vajzës së vogël afgane: Plot

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka vizituar afganët që po qëndrojnë në konviktet e "Qyteti Studentit" në Tiranë.

Ajo tregon se është emocionuar nga dhurata e një vajze të vogël afgane, e cila i kishte dhënë një vizatim të një luleje si gjest miqësie.

Nga takimet e zhvilluara me afganët, Kim bën me dije se ata kishin shprehur mirënjohje për mikpritjen që iu bë nga shqiptarët. Kryediplomatja ka qenë së bashku me ministren e Jashtme Olta Xhaçka në vizitën e zhvilluar.

"U emocionova kur një vajzë e vogël më dha një vizatim të një luleje si një gjest miqësie. Njerëzit që takuam ishin plot lëvdata dhe mirënjohje për popullin shqiptar që i priti me kaq ngrohtësi. Ishin gjithashtu të kënaqur të takonin disa nga njerëzit dhe grupet që kanë mbështetur evakuimin e atyre në rrezik", thotë ambasdorja.

Të fundit