Flash News

E-TJERA

Kim i përgjigjet Ramës dhe përsërit thirrjen: Pastroni listat, jo se e kërkojnë ambasadorët, por se aspironi BE-në

Kim i përgjigjet Ramës dhe përsërit thirrjen: Pastroni
Yuri Kim, Edi Rama

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri , Yuri Kim i është përgjigjur deklaratave të kryeministrin Edi Rama dhe ka përsëritur apelin ndaj liderëve të partive për të mos vendosur në listat për deputetë, persona që kanë probleme me ligjin.

Përmes një postimi në Twitter, Kim thekson se krerët e partive nuk duhet ta bëjnë këtë sepse e kërkojnë ambasadorët, por se duhet respektuar ligji dhe është një shenjë themelore e respektit për votuesit.

Gjithashtu shton se kështu duhet të veprojë një aleat i NATO-s dhe aspirant i BE-së.

Një ditë më parë, Rama tha se nuk është e nevojshme që dikush  t’i kujtojë punët dhe detyrën e tij. Sipas tij, ligji është i qartë, kush ka vepra penale për të cilat është dënuar duhet të mos kandidojë për një funksion publik.

 

Të fundit