Flash News

E-TJERA

Kim: Putin i bëri keq llogaritë, u ndesh me një mur të fortë në Ukrainë

Kim: Putin i bëri keq llogaritë, u ndesh me një mur të

Ambasadorja amerikane Yuri Kim iu bashkua sot tubimit kundër pushtimit rus në Ukrainë që u mbajt në Tiranë. Në fjalën e saj, Kim tha se Vladimir Putin i kishte bërë keq llogaritë, kur vendosi të niste sulmin në Ukrainë.

Ajo vuri theksin te rezistenca e fortë me të cilën u përballën trupat ruse. Kim tha se shqiptarët e kuptojnë shumë mirë këtë situatë, pasi janë përballur në të kaluarën me tentativën për t’i mohuar dhe pushtuar.

“Që nga shkurti të gjithë ne në botë kemi parë situatën në Ukrainë ku Vladimir Putin nisi pushtimin e tj të paprovokuar, të pajustifkujar e brutal kundër Ukrainës. Por sic tha Presidenti Biden në fjalimin e tij muajin e kaluar Putini i kishte bërë keq llogaritë. Mendoi se ai do hynte në Ukrainë dhe se bota thjesht do i hapte rrugë, por u ndesh me një mur të fortë që s’e kishte parashikuar kurrë, u ndesh me popullin ukrainas.

Dhe unë besoj se çdo shqiptar që është i pranishëm këtu sot e që mund të mos jetë i pranishëm fizikisht këtu sot bie dakort me këtë. Nuk e them këtë thejsht se jeni aleat me SHBA e në NATO. Nuk e them se jeni pjesë e Evropës e prisni plot zell të bëheni pjesë e BE.

E them këtë se nuk ka asnjë popull më shumë se shqiptarët që e dinë mirë se çfarë do të thotë që dikush të mohojë ekzistencën tënde, kur dikush vjen kundër jush. Askush nuk e di më mirë tmerrin e të larguarit e të arratisurit prej bombave e terrorizmit.

Askush nuk e njeh më mirë agoninë e të hapurit të varreve për persona të afërm që kanë vdekur apo pamundësia për tu dhënë një varr atyre që kanë vdekur. Askush se njeh më mirë vlerën e ngushëllimin kur dikush shtrin dorën drejt një miku që ka nevojë. Ju bashkohem sot për të shprehur solidaritetin e për t’ju thënë ‘Rroftë Ukraina’”, tha Yuri Kim.

 

Të fundit