Flash News

E-TJERA

Kisha Katolike mesazh urimi për Krishtlindje: Dashuri dhe shpresë

Kisha Katolike mesazh urimi për Krishtlindje: Dashuri dhe shpresë

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri kanë përcjellë këtë vit një mesazh të përbashkët për festën e Krishtlindjes, duke u bashkuar në një frymë vëllazërore për t’iu drejtuar popullit shqiptar me fjalë dashurie dhe shprese.

Në këtë mesazh, ipeshkvijtë theksojnë rëndësinë e unitetit, paqes dhe solidaritetit në një kohë sfidash shoqërore dhe njerëzore. Ata ftojnë besimtarët dhe gjithë shoqërinë që Krishtlindjen ta jetojnë si një thirrje për afrim me njëri-tjetrin, për kujdes ndaj më të brishtëve dhe për forcimin e shpresës në të ardhmen.

Vendimi për një mesazh të përbashkët vjen si shenjë e bashkimit dhe përgjegjësisë baritore, duke nënvizuar rolin e Kishës si zë i dialogut, pajtimit dhe dashurisë për të gjithë, pa dallim.

Mesazhi i Krishtlindjes mbyllet me urimin që drita e lindjes së Krishtit të sjellë paqe në zemrat e njerëzve dhe begati në familjet shqiptare, duke i inkurajuar të gjithë të ndërtojnë së bashku një shoqëri më të drejtë dhe më vëllazërore.

Imzot Gjergj Meta: Të dashur vëllezër dhe motra këtë urim Krishtlindjesh duam tua bëjmë së bashku me Ipeshkvit e Shqipërisë. do të kishim dashur që në këtë urim të ishte pjesë dhe imzot Simon Kulli, ipeshkvi i Safës, por jem itë sgirusë ai na i uron krsh nga qielli dhe lutet për ne. Secili nga ne ka një fjalë për t’iu drejtuar popullit të zotit që është në Shqipëri.

Imzot Giovanne Peragine: Krishtlindja na kujton që zoti është pranë nesh. Ai bëhet i veçanërisht pranishëm atje ku ka vështirësi pasiguri dhe vuajtje. Kremtimi I krishtlindjes është të ndiesh praninë e zotit. Mos mendoni vetëm për veteveten, jo vetëm të marrim por mbi të gjitha të japin jo të fitojmë gjithçka për vete, por të hapim dyert e zemrve ndaj të tjerëve.

Imzot Arjan Dodaj: Krishtlindja është dalja nga errësira. Populli ynë të dalë nga fryma errët e çdo distance e çdo mungese shprese.

Imzot Ottavio Vitale: Të begatisimi familjet tona, të pranojmë me lutje e gëzim atë që po vjen. Ndryshoni dhe kthehuni tek unë thotë zoti. Nëse ne nuk jemi njerëzit e paqes si mund të themi e duam zotin nëse nuk jemi të gatshëm të falim atë që na bën një ofendim.

Për çdo 25 dhjetor, besimtarët e krishterë festojnë lindjen e Jezus Krishtit, një datë që kremtohet me familjen e bashkuar në lutje, dashuri dhe paqe. Krishtlindja sjell mesazhin e shpresës dhe të dritës, duke ftuar njerëzit të jenë më pranë njëri-tjetrit, të falin dhe të ndajnë gëzimin me ata që kanë më shumë nevojë.

Të fundit