Flash News

E-TJERA

Kishte kthyer garazhin e shtëpisë në laborator heroine, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Kishte kthyer garazhin e shtëpisë në laborator heroine,

Autoritetet në Itali kanë mbyllur hetimet për një 29-vjeçar shqiptar dhe për 10 persona të tjerë të cilët janë pjesë e grupit të tij. Ata akuzohen për trafik heroine mes viteve 2020-2022.

Pas disa kohësh hetimesh intensive, policia italiane arrestoi 29-vjeçarin shqiptar, ndërsa i kanë sekuestruar gati 9 kilogramë heroinë dhe 34 mijë euro cash.

Ai u ndalua teksa po drejtonte një mjet tip “Polo”, ku në dy sediljet e përparme i janë pikasur dy ndarje, brenda se cilave janë gjetur 1.3 kilogramë heroinë,  ndërkohë nën sediljen e shoferit, u gjetën 33.000 euro.

Kontrolle të mëtejshme u kryen dhe në banesën e tij ku u gjendën dhe iu sekuestruan 7.4 kilogramë heroinë dhe 1 mijë euro të tjera.

Për aktivitetin e paligjshëm, shqiptari kishte përdorur garazhin e shtëpisë së tij si magazinë.

Të fundit