Flash News

E-TJERA

KLGJ zbardh vendimin e pezullimit nga detyra të Enkelejda Kapedanit, i kërkon ILD-së ekspert IT

KLGJ zbardh vendimin e pezullimit nga detyra të Enkelejda Kapedanit, i

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur sot vendimin e pezullimit nga detyra të kryegjyqtares në detyrë të Elbasanit, Enkelejda Kapedani.

Kjo e fundit u shkarkua nga detyra pas publikimit të videove në TikTok, ku sfilonte në ambientet e gjykatës dhe pozonte me veshje të shtrenjta.

Përmes një arsyetimi të gjatë ligjor, KLGJ i kërkon Inspektoritatit të Lartë të Drejtësisë  që të verifikojë sa persona kanë patur akses për t’i parë videot e Kapedanit.

Gjithashtu i ka kërkuar një ekspert IT që të gjejë se kush i publikoi videot e Kapedanit në rrjete sociale. Këshilli i Lartë Gjyqësor kërkon edhe dokumentimin e teksteve të këngëve që shoqërojnë videot e Kapedanit.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit