Flash News

E-TJERA

Klodjan Braho zgjidhet drejtues i ri i SPAK

Klodjan Braho zgjidhet drejtues i ri i SPAK

Prokurori Klodian Braho zgjidhet kryetar i ri i SPAK.

Braho mori 7 vota, kurse kandidati tjetër Adnan Xholi 3 vota. 1 votë shkoi për Elvin Gokaj, ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

Në një mbledhje që ka zgjatur rreth 6 orë, 4 kandidatët Adnan Xholi, Klodian Braho, Elvin Gokaj e Doloreza Musabelliu prezantuan para KLP-së platformën e tyre. 

Klodian Braho do të ketë një mandat 3-vjeçar si drejtues i SPAK, duke pasuar në këtë detyrë Altin Dumanin.

 

 

Të fundit