Flash News

E-TJERA

KLP vendos sot, a do ta marrë Joni Keta drejtimin e BKH?

KLP vendos sot, a do ta marrë Joni Keta drejtimin e BKH?

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet sot në orën 11:00, për të marrë vendimin përfundimtar mbi drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në qendër të mbledhjes do të jetë votimi për propozimin e SPAK-ut, që ka sugjeruar emërimin e Joni Ketës për një mandat 5-vjeçar në krye të BKH-së.

Propozimi i SPAK vjen pas një procesi përzgjedhës disa javor. Më 26 nëntor, komisioni i posaçëm i ngritur nga Prokuroria e Posaçme — i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra — vlerësoi se Keta plotësonte të gjitha kriteret e nevojshme të profesionalizmit dhe integritetit, duke e cilësuar atë kandidatin më të përshtatshëm ndër gjashtë aplikantët që kaluan të gjitha fazat e rivlerësimit.

Me vendimmarrjen e KLP-së pritet të vuloset kreu i ri i BKH-së, një prej institucioneve kyçe të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend.

 

Të fundit