Flash News

E-TJERA

Klubi arab kërkon të bashkojë Ronaldon me Zidane, ofertë stratosferike për trajnerin francez

Klubi arab kërkon të bashkojë Ronaldon me Zidane, ofertë

Zidane mbetet një nga emrat më të kërkuar në treg përsa i përket trajnerëve elitarë, por francezi ka refuzuar çdo ofertë që ka ardhur në derën e tij këtë periudhë. Megjithatë oferta e fundit që përflitet nëpër mediat e huaja mund t’i ndryshojë mendjen Zidane.

Oferta e fundit e bërë publike nga mediat ka ardhur nga Arabia Saudite. Al Nassr, klubi i C.Ronaldo-s, i ka ofruar Zidanes një kontratë 2-vjeçare dhe 150 milionë euro pagë.

Për momentin Zidane ka refuzuar ofertën e sheikëve pasi dëshira e tij është të drejtojë një klub me emër në Evropë me objektiva të mëdha. Megjithatë merkatoja është e paparashikueshme dhe këtë na e ka treguar shpesh.

Të fundit