Flash News

E-TJERA

Koalicioni me PS, Meta jep sërish sqarime: Detyrova kryemashtruesin e sektit të “Rilindjes” të votojë tri ligje

Koalicioni me PS, Meta jep sërish sqarime: Detyrova kryemashtruesin e

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë sërish thirrje për respektimin e “5 Qershorit”, duke shtuar se në të kundërt nuk do të ketë çelje negociatash. Kreu i Shtetit i është përgjigjur edhe pyetjes se pse bëri koalicion me Partinë Socialiste në zgjedhjet e 2013, duke shkëputur një pjesë nga deklarata e tij asokohe.

Postimi i plotë:

Për të gjithë ata që më pyesin pse bëra koalicion me Partinë Socialiste në prill të vitit 2013, kam një kujtesë nga fjala ime e mbajtur në 5 maj 2013, Ditën e Shenjtë të Dëshmorëve, para familjarëve të tyre dhe veteranëve, ku kam bërë thirrje publike të votoheshin urgjent para zgjedhjeve parlamentare, Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Reforma Parlamentare, tre kushte të Bashkimit Europian, që mbaheshin peng nga Kryemashtruesi i Sektit “Rilindje”.

Në 30 maj 2013 isha po unë që e detyrova Kryemashtruesin e Sektit “Rilindje” t’i votonte në Kuvend:

Ligji për Gjykatën e Lartë me 108 vota pro

Ligji i Nëpunësit Civil me 107 vota pro

Reforma Parlamentare me 108 vota pro.

Tani është koha t’i lerë mashtrimet ordinere dhe të kuptojë njëherë e mirë se pa respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash.  

 

Të fundit