Flash News

E-TJERA

Kodi i ri Penal, Burimi: Edhe ithtarët e qeverisë e quajnë draftin skandaloz

Kodi i ri Penal, Burimi: Edhe ithtarët e qeverisë e quajnë

Gazetari Genc Burimi ka reaguar me tone të forta kundër draftit të ri të Kodit Penal, duke e cilësuar si një nismë të rrezikshme dhe të papranueshme për demokracinë dhe lirinë e shprehjes në vend.

Ai kritikoi mungesën e transparencës dhe përfshirjes institucionale, duke ngritur pikëpyetje mbi rolin e Arben Rakipit, personi që sipas Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ka punuar për pesë vite në këtë draft.

Gazetari vuri në dukje se përmbajtja e draftit ka krijuar një valë kundërshtimesh të pazakonta, madje edhe nga analistë dhe gazetarë që tradicionalisht kanë mbështetur mazhorancën.  

Burimi: Gjykoj se ky është një draft skandaloz, një provokim i rëndë, si nga pikëpamja e formës ashtu edhe e përmbajtjes.
Ndryshe nga shumë kolegë, më duket forma më e rëndë se përmbajtja, sepse një draft i tillë duke u nisur edhe nga eksperiencat perëndimore.

Në rastin aktual bëhet një reformë e jashtëzakonshme e një dokumenti të jashtëzakonshëm, që vjen për mua i dyti në radhë pas Kushtetutës dhe mësojmë nga ekzekutivi, pra nga Ulsi Manja, në një ditë behari që një person është caktuar, nuk e dimë nga kush, që quhet Arben Rakipi, që paska filluar që prej 5 vitesh, që prej COVID pra, punën për një draft të ri.
Po kjo është skandaloze, kush e ka caktuar Arben Rakipin? Ulsi Manja? Kush, Edi Rama? Se Ulsi Manja në atë kohë s’ka qenë vetë ministër!?

Pra gjeneza është një mëkat absolut.

Sa i përket përmbajtjes, rrallë herë si gazetar më është dhënë të shoh në këtë moment, sesa një unanimitet po krijon kundër kësaj, kjo përmbajtje e këtij drafti edhe tek gazetarë, tek analistë të kampit që shpesh mbrojnë qeverinë.

Kam në mend gazetarë që deri dje ishin ithtarë të mëdhenj të reformës në drejtësi, janë ithtarë të mëdhenj të asaj mazhorance, është e drejta e tyre, dhe këtë draft e quajnë skandaloz.

 

Të fundit