Flash News

E-TJERA

Kodi Zgjedhor/Varhelyi thirrje për herë të dytë Ramës: Prisni opinionin e Komisionit të Venecias

Kodi Zgjedhor/Varhelyi thirrje për herë të dytë Ramës:
Oliver Varhelyi dhe Edi Rama

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i është shprehur së fundmi në përgjigje të kryeministrit Rama, se mirëpret një opinion të Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Nëpërmjet një mesazhi të Twitter, Varhelyi i ka rikujtuar Ramës se do të ishte e matur të pritjes opinioni nga Komisioni përpara rivotimit në Parlament.

Më tej ai shton se pret zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021.

Kujtojmë se presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor me një dekret prej 81 faqesh të arsyetuar. Po ashtu ai kishte kërkuar dhe opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u miratuan nga Kuvendi më 5 tetor.

Oliver Varhelyi së bashku me aktorë të tjerë të BE njëzëri i bënë thirrje qeverisë, Kuvendit dhe Ramës që të presin Komisionin e Vencias, por kryeministri i Shqipërisë këmbëngul duke theksuar se ato do të kalojnë pa vonesë në votim.

Varhelyi thirrje për herë të dytë Ramës: Të pritet opinioni i Komisionit të Venecias

Reagimi i plotë:

Kodi zgjedhor në Shqipëri: I kënaqur që Kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për korrikun e ndryshimeve kushtetuese. Prandaj do të ishte e matur të presim që të dorëzohet para rivotimit në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021

Të fundit