Flash News
Rama mbron hetimin për review-t negative ndaj bizneseve, akuzon protestuesit për “sulm kriminal”
Përplasen dy makina në aksin e vjetër Fier–Vlorë, një i plagosur
Digjet një banesë në qendër të Durrësit, ndërhyjnë zjarrfikësit
Moti ekstrem kërcënon çerekfinalen, FIFA mund të ndryshojë orarin e Angli–Norvegji
Alarm në Serbi, 11 mijë derra drejt asgjësimit pas shpërthimit të ethes afrikane
Kodi Zgjedhor/ Zbardhet opinioni paraprak i ‘Venecias’: U miratua me procedura të nxituara, kundër rregullave themelore demokratike

Zbardhet opinioni paraprak i Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor.
Sipas ‘Venecias’, duhet të kishte pasur konsultime të gjera me aktorët politikë dhe se procedura për miratimin e ndryshimeve ishin jashtëzakonisht të nxituara.
Komisioni i Venecias konstaton po ashtu se ndryshimet kushtetuese shkuan kundër rregullave më themelore demokratike.
Ndërkohë, për shkak të kohës së mbetur para zgjedhjeve të 25 prillit, nuk rekomandohen që të bëhen ndryshime për çështje që prekin zgjedhjet.
Opinioni nuk merr përsipër të trajtojë kushtetutshmërinë e ndryshimeve, sepse për Komisionin e Venecias kjo duhet të jetë detyra e Gjykata Kushtetuese sapo të bëhet përsëri funksionale.
Sa i përket ndryshimit të formulës së koalicioneve, Komisioni i Venecias shprehet se nuk ka gjasa që të çojë në ndryshime në shpërndarjen e një numri të madh mandatesh, ndërsa thekson se është e vështirë të parashikohet efekti i futjes së listave pjesërisht të hapura në rezultatin zgjedhor.
Opinioni paraprak:
Procedura për miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë si dhe në Ligjin Nr. 118 ishin jashtëzakonisht të nxituara. Konsultime të gjera ndërmjet aktorëve politikë dhe organizatave joqeveritare, duke siguruar një afat të duhur, duhet të kishte ndodhur para ndryshimit të këtyre ndryshimeve themelore”.
Për shkak se ka mbetur edhe pak muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Komisioni i Venecias nuk rekomandon ndryshime të tjera për çështje që prekin zgjedhjet, duke nxitur palët që “të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë çmos për të zbatuar ligjin zgjedhor në kohë; ato duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në një mënyrë transparente, për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve, dhe administratës zgjedhore duhet t’i sigurohen mjetet e mjaftueshme për t’i zbatuar ato.
Opinioni nuk merr përsipër të trajtojë kushtetutshmërinë e ndryshimeve, sepse për Komisionin e Venecias “kjo duhet të jetë detyra e Gjykata Kushtetuese sapo të bëhet përsëri funksionale. Komisioni i Venecias dhe ODIHR tashmë e kanë bërë të qartë se është me rëndësi jetike për Shqipërinë të bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë sa më shpejt të jetë e mundur, për më tepër në një kohë në të cilën shumë çështje komplekse që kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e çështjeve publike në Shqipëri janë të pranishme.”.
Komisioni i Venecias nënvizon se “stabiliteti i ligjit zgjedhor është thelbësor për të siguruar besimin në procesin zgjedhor, dhe në veçanti për të përjashtuar çdo dyshim për manipulim të kornizës legjislative elektorale. Sa më afër zgjedhjeve të miratohen ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, aq më shumë mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve”.
Në lidhje me debatin për ndryshimin e formulës së koalicioneve, Komisioni i Venecias shprehet se “nuk ka gjasa që kjo të çojë në ndryshime në shpërndarjen e një numri të madh mandatesh. Sidoqoftë, në një garë të ngushtë elektorale, ndryshime të tilla mund të jenë vendimtare për marrjen e shumicës së vendeve në Parlament.”.
Ekspertët e Komisionit të Venecias kanë theksuar se “është e vështirë të parashikohet efekti i futjes së listave pjesërisht të hapura në rezultatin zgjedhor. Votimi me preferencë do të jetë efektiv vetëm nëse arrin një prag të caktuar (deri në 10,000 vota). Efekti i kësaj risie do varen nga sjellja e votuesve, më saktësisht nga përdorimi pak a shumë i gjerë i mundësisë për të votuar për një kandidat specifik.”.
Komisioni i Venecias konstaton se ndryshimet kushtetuese shkuan kundër rregullave më themelore demokratike. “Ndërsa nuk bie brenda mandatit të Komisionit të Venecias dhe ODIHR për të hetuar negociatat politike të cilat mund të jenë kryer në prapaskenë dhe që çuan në miratimin e ndryshimeve të 5 tetorit, ne nuk mund të mos shprehim keqardhjen edhe një herë që ndryshimet kushtetuese shkuan kundër rregullave më themelore demokratike të hartimit të ligjit, madje duke supozuar se objekti i ndryshimeve ishte diskutuar më parë me opozita jashtë parlamentare. Demokracia e qeverisur nga shteti ligjor nuk ka të bëjë vetëm me respektimin formal të procedurave që lejojnë shumicën për të qeverisur, por edhe rreth diskutimit dhe shkëmbimit kuptimplotë të pikëpamjeve midis mazhorancës dhe opozitës.
Në përgjithësi çdo reformë e legjislacionit zgjedhor që do të zbatohet gjatë një periudhe zgjedhjet duhet të ndodhin mjaft herët që ato të jenë vërtet të zbatueshme për zgjedhjet.”. Kjo do të thotë se ndryshimet duhet të jenë të kuptueshme dhe të zbatueshme nga administrata zgjedhore, kandidatët, votuesit dhe vëzhguesit. Në këtë kontekst duhet të theksohet që ndryshimet hynë në fuqi pasi Presidenti kishte caktuar datën e zgjedhjeve, dhe kjo është pasi procesi zgjedhor ka filluar”, shprehen ekspertët e Komisionit të Venecias.
Komisioni i Venecias dhe ODIHR bëjnë rekomandimet kryesore vijuese që duhen ndjekur para zgjedhjeve parlamentare të Prillit 2021:
Të gjitha autoritetet të hyjnë në një dialog konstruktiv dhe të bëjnë çmos për të zbatuar ligjin zgjedhor në kohë; ato duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur, dhe në një mënyrë transparente, për të sqaruar ndikimin e ndryshimeve, dhe administratës zgjedhore duhet t’i sigurohen mjetet e mjaftueshme për t’i zbatuar ato;
Të shmanget çdo ndryshim i mëtejshëm i legjislacionit zgjedhor përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare; në veçanti, caktimi i kufijve të zonave elektorale nuk duhet të ndryshohet;
Liderët e partive politike të përmbahen nga të qenit kandidatë në disa zona elektorale;
Të sqarohet ndikimi i ndryshimeve në lidhje me koalicionet lidhur me nenin 96 të Kushtetutës për emërimin e Kryeministrit.
Komisioni i Venecias dhe ODIHR rekomandojnë, që pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021:
Të hiqet mundësia që liderët e partive politike të garojnë në disa zonat elektorale;
Të respektojë të drejtat e barabarta për të gjitha palët në një koalicion për të apeluar veprimet dhe vendimet e koalicioni;
Të prezantohet mundësia që kandidatët individualë të paraqesin ankesa ndaj ndarjes së mandateve brenda një liste;
Të sqarohet përkufizimi i pragut për zgjedhjet lokale në kuptimin që ai zbatohet në nivel lokal, nëse është e nevojshme përmes një rregulloreje;
Të rishikojë nenin 67 (4) të Kodit Zgjedhor në mënyrë që të zvogëlohet numri minimal i kandidatëve për tu paraqitur në listë;
Të konsiderohet që të bëhet një përjashtim nga pragu kombëtar 1% për pakicat kombëtare.
Të vazhdojë adresimin e rekomandimeve të ODIHR-it lidhur me zgjedhjet.
Të fundit
“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google
10 July 2026, 22:01
Vritet ish-ministrja britanike, u gjet e pajetë në banesë
10 July 2026, 20:16
Barcelona transferon Karim Adeyemin për 29 milionë euro
10 July 2026, 19:59
Boçi: Rama prezantoi ‘Rilindjen 2.0’, paketim i ri për dështimet e vjetra
10 July 2026, 19:53
Përplasen dy makina në aksin e vjetër Fier–Vlorë, një i plagosur
10 July 2026, 19:43
Komunikimi politik i Ramës përballë protestës dhe non gratat e para
10 July 2026, 19:06
Digjet një banesë në qendër të Durrësit, ndërhyjnë zjarrfikësit
10 July 2026, 18:59
Provokimi i radhës, Rama përdor sërish simbolin e protestës
10 July 2026, 18:44
Rriten sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin në 188 lekë për litër
10 July 2026, 18:09
Koncerti i Kanye West paralizon Tiranën, ja rrugët kryesore që bllokohen nesër
10 July 2026, 17:57
Alarm në Serbi, 11 mijë derra drejt asgjësimit pas shpërthimit të ethes afrikane
10 July 2026, 17:27
Harrojeni kafenë në mëngjes, këto pije përshpejtojnë metabolizmin
10 July 2026, 16:34
Europa po armatoset, DW: Kërkon pavarësinë nga SHBA-ja
10 July 2026, 16:21
Euro 'pikiatë' në rekord historik, po këmbëhet 93.7 lekë
10 July 2026, 16:02
Flakët e “ferrit” në Spanjë, turistët digjen brenda automjeteve
10 July 2026, 15:40
Lubonja: 4 milionë euro për koncertin janë shkelje e Kushtetutës
10 July 2026, 15:27
Ndryshojnë uniformat, stemat dhe simbolet e Forcave të Armatosura
10 July 2026, 15:17
A janë akoma filmat të gjatë?
10 July 2026, 15:05
Zjarri del jashtë kontrollit në Lushnjë, një i plagosur dhe një i arrestuar
10 July 2026, 15:04
Berisha: Policimi politik digjital, një hap tjetër drejt Ajatollahëve
10 July 2026, 14:55
Si e ka ndryshuar Rama narrativën e protestës
10 July 2026, 14:20
Refuzohet kërkesa e motrës së Belinda Ballukut për t'u bërë gjyqtare e Apelit
10 July 2026, 14:19
Shkeljet në Instagram dhe Facebook, kompania “Meta” rrezikon gjobë rekord
10 July 2026, 13:58
Le Monde: Mes protestave, Rama financon koncertin e Kanye West me 4 mln euro
10 July 2026, 13:49
Leku që po kullufit euron
10 July 2026, 13:35
Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, vjen në jetë Aleksandër
10 July 2026, 13:28
“Albanian Files” i hodhi ‘benzinë’ zjarrit kundër Ramës
10 July 2026, 12:46
Amasada amerikane njoftim të rëndësishëm për vizat turistike
10 July 2026, 12:22
Shkodër, momenti kur 62-vjeçari del me armë gjahu për të vrarë gruan
10 July 2026, 12:11
Vrasja e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet
10 July 2026, 11:55
Vrasja e 55-vjeçares në Shkodër, çfarë dëshmoi autori pas arrestimit
10 July 2026, 11:49
Arsimi profesional, 18% e të diplomuarve as në punë as në shkollë
10 July 2026, 11:23
Vala e të nxehtit godet Gjermaninë, mbi 5400 vdekje nga vapa
10 July 2026, 10:45
“Më jep telefonin”, zbardhet konflikti para vrasjes së 55-vjeçares në Shkodër
10 July 2026, 10:30
Toka në “duar të huaja”
10 July 2026, 10:26
Mbappe heroi i Francës, “Gjelat” rrëzojnë Marokun në çerekfinale
10 July 2026, 09:54
Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij
10 July 2026, 09:48
Sa mund të jetë sasia e parave të drogës në ekonominë shqiptare?!
10 July 2026, 09:08
Qeveria ul fondet për fermerët, rrit me 75 milionë euro FSHZH-në
10 July 2026, 08:55
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
10 July 2026, 08:32
Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot
10 July 2026, 08:18
7 plumba në prag të shtëpisë, kush është 40-vjeçari me 4 mbiemra që u vra në Laç
10 July 2026, 08:11
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 July 2026, 07:52
Vritet me armë zjarri një person në Kurbin, detajet e para
9 July 2026, 22:54
Nis supersfida Francë-Marok, në lojë një biletë për në gjysmëfinale
9 July 2026, 22:21
A do t’i ndalojë Policia edhe ata që kritikojnë Ramën në internet?
9 July 2026, 21:57
40 ditë protestë, të rinjtë i sjellin Ramës hallvë para Kryeministrisë
9 July 2026, 21:14
Vendimi i FIFA-s trondit Anglinë, Quansah mbetet jashtë për dy ndeshje
9 July 2026, 20:51
Protesta/ Pedagogu: 4 milionë euro për Kanye West janë "koncesioni i radhës"
9 July 2026, 19:45
Leku është forcuar apo mbivlerësuar?
9 July 2026, 17:58
Shtyhet seanca në themel për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin
9 July 2026, 16:47
Ndeshja mes Anglisë dhe Norvegjisë rrezikon shtyrjen, kjo është arsyeja
9 July 2026, 16:12
Vrasja në Shkodër/ Të afërmit: Familje e qetë, nuk kanë pasur probleme
9 July 2026, 16:10
Kurti fton në takim liderët e opozitës për krijimin e institucioneve të reja
9 July 2026, 15:43
Ky është 62-vjeçari që vrau gruan në Shkodër
9 July 2026, 15:01