Flash News

E-TJERA

Kokaina në kontejnerët e "Alba Exotic Fruit", SPAK merr në dorë hetimet për Bajron Gumenin

Kokaina në kontejnerët e "Alba Exotic Fruit", SPAK merr

Hetimet për Bajron Gumenin, administratorin e "Alba Exotic Fruit" do të kryhen nga SPAK. GJKKO vendosi më herët masën e sigurisë "Arrest me burg" Gumenin.

Gumeni u arrestua në Durrës më 13 korrik,m pasi gjatë një kontrolli në njërën nga kontejnerët e kompanisë u gjetën dhe u sekuestruan 11. 6 kg lëndë narkotike e llojit kokainë.

Vetëm para dy ditësh u sekustrua 7.25 kg kokainë në kontejnerin e "Alba Exotic Fruit". Kjo është hera e tretë që në kontejnerët e kompanisë "Alba Exotic Fruit" sekuestrohen sasi kokaine në vend të frutave, ndërsa sasi të tjera u kapën më 13 dhe 23 korrik.

Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari tjetër i kompanisë, Eduart Dauti, i cili ndodhet në arrati. Dauti i ka mohuar akuzat e trafikimit dhe transportimit të kokainës, teksa ka thënë se nuk është as porositës dhe as trafikant.

 

Të fundit