Flash News

E-TJERA

Kokaina në kontenierin me banane/ Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencë, dosja i kalon SPAK-ut

Kokaina në kontenierin me banane/ Prokuroria e Durrësit shpall

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencën lidhur me hetimet për 11 kg e 675 gram kokainë të kapur tre ditë më parë në portin e Durrësit, duke ia kaluar dosjen për hetim SPAK-ut.

Prokurori Bledar Bejko ka deklaruar se kjo çështje i përket krimit të organizuar dhe për këtë arsye është kompetencë e SPAK-ut për ta hetuar.

Kokaina ishte fshehur në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori dhe kompania pritëse ishte "Alba Ekzotik Fruit". Policia arrestoi administratorin e kompanisë, Barjon Gomenin, për të cilin gjykata e Durrësit caktoi sot masën e sigurisë "arrest me burg". Ndërsa, është shpallur në kërkim pronari i kompanisë Eduart Dautit, i cili ndodhet në Francë.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të tjerë persona lidhur me trafikun e kokainës.

Të fundit