Flash News

E-TJERA

Kokaina që u bë oriz, SPAK kërkon 20 vite e 8 muaj burg për dy të arrestuarit

Kokaina që u bë oriz, SPAK kërkon 20 vite e 8 muaj burg për

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë sot pretencën për dy të pandehurit Altin Myslihaka dhe Ardian Bega, lidhur me sasinë prej 137 kg kokainë të sekuestruara në Portin e Durrësit në shtator të 2019-s.

Për të dy personat në total SPAK kërkon 20 vite e tetë muaj burg. Më konkretisht, për Altin Mysilhaken kërkon 18 vite burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht i kërkohet 12 vite burg. Ndërsa për Ardian Begën, është kërkuar 13 vite heqje lirie, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, atit i mbeten për të shlyer 8 vite e 8 muaj burg.

Për Gentian Malindin, i cili akuzohet dhe si porositësi i sasisë së madhe të kokainës, është pezulluar gjykimi, pasi ende nuk është arrestuar dhe ndodhet në arrati.

Ngjarja:

Kokaina ishte nisur nga Ekuadori drejt Shqipërisë dhe trafikantët u kishin vendosur pakove GPS. Pakot të izoluara edhe me pjesë gome ishin ndarë në 4 kontenierë frigoriferike që transportonin banane për llogari të një kompanie që i përket një biznesmeni nga Vlora.

Pikërisht gjatë ndërhyrjes në Pire pasi kanë kërkuar edhe specialistë kundër krimit të organizuar në Shqipëri, është vendosur që udhëtimi i ngarkesave të vazhdojë dhe përveç GPS të trafikantëve janë shtuar edhe GPS nga hetuesit. Pikërisht aty në një grup të ngushtë hetuesish ku u përfshinë si hetues edhe shqiptarët, kokaina ku shkruhej lart BAR BUS pasi u peshua dhe ishte 137 kg , u zëvendësua më së shumti me oriz të presuar pasi i përafrohej formës që kishin pakot e drogës . Ndërsa 17 të tjera u zëvendësuan me gips.

Të fundit