Flash News

E-TJERA

Kokalari: Ishte në seli dhe i dërgoi si përforcime, monstrat e Bashës kanë fytyre femrash

Kokalari: Ishte në seli dhe i dërgoi si përforcime, monstrat e

Aktivistja që ka dalë në krah të Berishës, Evi Kokalari, ka bërë një postim në Facebook, teksa ka fajësuar Bashën për incidentin që ndodhi disa ditë më parë në selinë e PD-së, ku pat dhe përplasje mes grave.

Kjo përplasje ndodhi kur zonja Evi Kokalari së bashku me Albana Vokshin dhe disa gra të tjera të LDG-së po flisnin për mediat. Në këtë moment, një mbështetëse e Bashës iu shkoi nga pas dhe nuk i lejoi që të flisnin. Kjo situatë agravoi dhe për pak sa nuk ndodhi një sherr fizik mes tyre, i cili u shmang nga ndërhyrja e disa personave që ndodheshin aty.

Kokalari fajëson Bashën dhe në postimin e saj me fotot e Grida Dumës, Desada Metajn dhe mbështetëset e Bashës, me të cilën pati dhe incidentin, shkruan se "Monstrat e Lulzim Bashës kanë fytyre femrash."

Kokalari: Ishte në seli dhe i dërgoi si përforcime, monstrat e

Kujtojmë se gjatë këtij incident, Basha dhe asnjë përfaqësues i selisë blu nuk tentoi të dilte dhe të qetësonte situatën.

"Jam votuar me mbi 4000 delegatë për të qenë pjesë e Komisionit të Rithememelimit. Nuk mund të kontrollojë dy gra me probleme. Ky është Lulzim Basha. Si qenka ky provokim,"- ishte deklaratë e Kokalarit pas incidentit.

Kokalari: Ishte në seli dhe i dërgoi si përforcime, monstrat e

Në postimin e Kokalarit, disa komentues i sugjerojnë që mos të ngatërrojë Violetën me të tjerat, pasi sipas komentueses, Violeta është të paktën besnike. Dhe Kokalari i përgjigjet se nuk mundet ta justifikojë dhe që fajin e ka Basha që vetë ishte në seli por dërgoi këto si përforcime.

Kujtojmë se Kokalari ka pasur disa përplasje edhe më pare me Desada Metajn - e cila është këshilltare e Lulzim Bashës.

Të fundit