Flash News

E-TJERA

Kokëdhima: Inceneratorët krim i shumëfishtë, mos të ndëshkohen vetëm periferikët

Kokëdhima: Inceneratorët krim i shumëfishtë, mos të

Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima i ftuar në MCN Tv ka deklaruar se dosja e inceneratorëve është një krim i shumëfishtë.

Sipas tij, Shqipëria që në krye të herës nuk duhet të kishte vendosur trajtimin e përpunimit të mbetjeve me këtë metodë.

Shqipëria duhet të zgjidhte trajtimin ekologjik të mbetjeve urbane, i cili do ishte edhe më i shëndetshëm dhe ekonomik. Zgjodhi çuditërisht trajtimin më të keq, për mua është një krim i shumëfishtë”, tha Kokëdhima.

Sa i përket fletë arrestit për Bllakon, Kokëdhima bën thirrje që të mos arrestohen persona periferikë.

Sakaq, ai ka mbështetur edhe protestat qytetare duke dalë kundër etiketimeve që u ka vendosur kryeministri Edi Rama.

“Do i sugjeroja kryeministrit të mos e përdorë me etiketimin se protesta është e turpshme, aq më pak nuk ka asgjë pro putiniste në të. Familja ime ka qenë në këto protesta, edhe unë do t’u bashkohem për të shprehur solidaritetin tim aspak politik, pasi është protestë e qytetarëve", u shpreh Kokëdhima. 

 

 

Të fundit