Flash News

E-TJERA

Kok*inë dhe armë në makinë, arrestohet i riu në Krujë

Kok*inë dhe armë në makinë, arrestohet i riu në

Policia e Krujës ka arrestuar një 37-veçar i cili që qarkullonte me armë dhe kokainë në automjet.

Gjithashtu policia bën me dije se i riu kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që ia kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Njoftimi i policisë: 

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u kap dhe ndalua një 37-vjeçar që qarkullonte me armë sportive në automjet dhe posedonte sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Gjatë verifikimeve ka rezultuar se 37-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që ia kishte caktuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë vijuar kontrollet intensive në terren, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

Si rezultat i këtyre kontrolleve u kap ndërkohë që drejtonte automjetin dhe ndalua, shtetasi B. S., 37 vjeç, banues në Kukës, të cilit gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një armë sportive dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Të fundit