Flash News

E-TJERA

"Kokteje molotovi në protestë", La Repubblica: Sulmohet ndërtesa e qeverisë kundër korrupsionit

"Kokteje molotovi në protestë", La Repubblica: Sulmohet

Media e njohur italiane 'La Repubblica' ka pasqyruar protestën e opozitës të shtunën mbrëma kundër qeverisë Rama.

E shoqëruar edhe me pamje nga përleshjet e protestuesve me policinë, media italiane shkruan se 'protestuesit hodhën kokteje molotovi në ndërtesën ku ndodhet zyra e kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij'.

"Mijëra shqiptarë u mblodhën në Tiranë të shtunën për të demonstruar kundër qeverisë pas akuzës ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku për korrupsion.

Protestuesit hodhën kokteje molotovi në ndërtesën ku ndodhet zyra e kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën.
Zëvendëskryeministrja i hodhi poshtë akuzat, duke i quajtur ato "insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra" dhe premtoi bashkëpunim të plotë me gjyqësorin", shkruan 'La Repubblica'. 

Të fundit