Flash News

E-TJERA

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën për përsëritje zgjedhjesh në Bashkinë e Kamzës

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën për përsëritje

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për të përsëritur zgjedhjet në Bashkinë e Kamzës.

Kolegji ka lënë në fuqi zgjedhjet e 14 majit, ku u shpall fitues Rakip Suli i PS.

“Bashkë Fitojmë” kërkoi edhe ekspertimin kompjuterik të pajiseve elektronike të zgjedhjeve në Kamëz, por edhe kjo është hedhur poshtë nga Kolegji.

Rakip Suli u shpall fitues me 23.657, ose 60.65 % të votave, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha mori 13,694 vota ose 35,11% të votave.

Të fundit