Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Koleksioni “Skandal” i nisur nga botime Pegi në vitin 2021, tashmë e ka plotësuar dhjetëshen e parë të botimit, por kuptohet që nuk do të mbetet me kaq.
Ky është një projekt që ka për qëllim botimin në gjuhën shqipe të autorëve europianë, të cilët në kohën e daljes së tyre të parë kanë thyer tabu, klishe dhe korniza morale të shoqërive përkatëse. Falë mbështetjes së programit Creative Europe të Bashkimit Europian, këta libra të vështirë dhe të paparashikuar në interesin që mund të ngjallin te publiku, tashmë janë të gjithë në qarkullim.
Titulli i zgjedhur për këtë koleksion, “Skandal” nuk i referohet vetëm llojit të letërsisë që përcjellin këta libra, por është edhe një lloj satire me titujt bombastikë që shfaqen nëpër gazeta apo portale për të tërhequr vëmendjen dhe klikimet e lexuesve.
E pra, “Skandali” ynë, nën okelion “Çdo libër i ndaluar, vlen për t’u lexuar” sjell tetë shkrimtarë të jashtëzakonshëm europianë që jo vetëm kanë shkaktuar bujë, por mbi të gjitha kanë emancipuar shoqëritë përkatëse, i kanë shtyrë drejt një botëkuptimi dhe mendësie më të hapur ndaj vetes e ndaj tjetrit.
Risia e këtij projekti është përkthimi dhe botimi në gjuhën gjermane i dy shkrimtarëve shqiptarë, Tom Kuka me “Gurët e vetmisë” (Felsen der Einsamkeit, përkthyer nga Zuzana Finger) dhe Ndriçim Ademaj me “Pa heronj, pa bujë” (Keine Helden ëeit und breit, përkthyer nga Florian Kienzle). Një bashkëpunim i vlefshëm me shtëpinë botuese gjermane Schenk Verlag.
Përballja me publikun gjerman e historisë së Çamërisë dhe asaj të Kosovës, tematika tepër të ndjeshme ku bazohen këto dy romane, ka qenë një sfidë e madhe e këtij projekti.
“Vajzat e fshatit” i Edna O’Brien, përkthyer nga Parid Teferiçi, përfundoi me djegie në mes të qytetit të saj të lindjes, në atë Irlandë thellësisht katolike dhe konservatore të viteve ’60 të shekullit të kaluar. Në fund të fundit, janë veç dy vajza të reja, me shumë ëndrra dhe plane, që duan t’i shpëtojnë ngërthimit të një bote të mykur patriarkale.

“Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera”, tregimet e një tjetër shkrimtari irlandez Frank O’Connor, përkthyer nga Sokol Çunga na përballin me fëmijërinë, me komplekset tona më të errëta, me shumë stil, finesë dhe humor.

Shkrimtari italian Alberto Moravia, me romanin “Jeta shpirtërore”, përkthyer nga Aida Baro, thyen tabutë e kornizat konservatore jo vetëm të shoqërisë borgjeze, por edhe na paralajmëron për terrorizmin, kur 5do lëvizje i tejkalon caqet e saj.

“Ëndrrat dhe dashuritë e një jete” i shkrimtarit grek M. Karagacis, përkthyer nga Romeo Çollaku, na shpie në Greqinë e fillimshekullit të kaluar, ku personazhi ynë Junkermani, paçka shkëlqimit, famës dhe pushtetit alla Great Gatsby, mbetet thellësisht i vetmuar dhe i plagosur nga dashuria.

Camilo José Cela, shkrimtari spanjoll, fitues i Çmimit Nobel në letërsi (1989), na sjell romanin “Kosherja”, përkthyer nga Anastasi Prodani. Një jetë madrilene, e përbërë nga njerëz të margjinalizuar, ata që shoqëria i konsideron dështakë, trajtuar me shumë dashuri dhe dritë.

Letërsia portugeze na vjen përmes një klasiku të saj, Miguel Torga-s dhe vëllimit me tregime “Kafshët”, përkthyer nga Suadela Balliu. Ana e errët e njeriut, instinktet bazë të kafshëve e të njerëzve bashkë, na tregojnë se vetëm një fije e hollë logjike na ndan prej tyre.

“Ne, fëmijët e kopshtit zoologjik të Berlinit” i autores gjermane Christiane F., përkthyer nga Marsela Likaj, na përball me të vërtetat e një bote të rinjsh, ku ligjin e bëjnë substancat narkotike, prostitucioni, dhembja dhe brenga e një jetë të rrënuar.

Letërsia franceze përfaqësohet me një klasik të saj si “Diaboliket”, novelat e Jules - Amédée Barbey D’Aurevilly, përkthyer nga Diana Çuli, përkthim për të cilin ajo u nderua si Përkthyesja më e Mirë në Panairin e librit në Prishtinë (2022).Botuar për herë të parë më 1874, shkaktoi një bujë të madhe në Parisin e asokohshëm dhe të gjitha kopjet e librit u sekuestruan nga Ministria e Drejtësisë franceze, sepse përbënte kërcënim për moralin publik. “Diaboliket” ju flet gjithë lexuesve të letërsisë dekadente dhe gotike e sidomos atyre që u pëlqejnë romanet me fammes fatales.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38