Flash News

E-TJERA

Komision transparence, tur llogaridhëniesh/ Meta zbardh 'planin' para dorëzimit të Presidencës

Komision transparence, tur llogaridhëniesh/ Meta zbardh 'planin'

Presidenti Ilir Meta njoftoi ngritjen e një komiteti transparence dhe zhvillimin e një turi llogaridhënës lidhur me aferën e inceneratorëve.  

Një “plan” të tillë, Meta pohoi se do ta realizojë para dorëzimit të mandatit të tij si President. Meta shtoi se pjesë e komitetit dhe takimeve do të jenë njerëz të fushave përkatëse.

“Shumë shpejt do të ndërtoj si Presidenti një komision për Transparencë për aferën e inceneratorëve, me njerëz të Financës dhe Ligjit. Përmes takimeve, konferencave dhe bashkëbisedimeve. Nuk ka bërë asgjë më shumë mafia në Siçili dhe se këtu. Të jenë të sigurt se përfituesit e vërtetë nuk është as Zoto, ai është instrument. Do të nis shumë shpejt një tur llogaridhëniesh të cilat mendoj të jenë si risi në fund të kësaj Presidence”, deklaroi Meta.

Të fundit