Flash News

E-TJERA

Komisionerët bllokohen nga dëbora në Shkodër: Më mirë shkojmë në burg sesa të rrezikojmë jetën

Komisionerët bllokohen nga dëbora në Shkodër: Më

Në zonat e thella të Bashkisë Shkodër procesi i votimit nuk ka nisur ende për shkak të kushteve të vështira të motit. Komisionerët që duhet të shkonin në njësinë administrative Pult dhe Shosh kanë mbetur të bllokuar nga dëbora.

Komisioneri i njësisë administrative të Pultit, Dake Çezma tha se ata ishin të bllokuar në dëborë prej 3 orësh.

Ai u shpreh për “Report Tv” se pavarësisht që u kishin komunikuar se mund të penalizoheshin, nëse nuk nisnin procesin e votimit, Çezma tha se më mirë të shkojnë në burg sesa të rrezikojnë jetën.

"Ka tre orë që jemi bllokuar. U nisëm që në orën 4 të mëngjesit, duhej të arrinim në orën 7. Materialet i çuam mbrëmë. Nuk e di se çfarë do bëjmë. Urojmë të mundemi të shkojmë.

Situata është e rrezikshme, na kanë thënë duhet të shkojmë se s'bën se penalizohemi, por s'kemi ça të bëjmë, më mirë shkojmë në burg sesa të rrezikojmë jetën. Janë dy qendra votimi që nuk ka nisur procesi, janë 900 persona që votojnë këtu, por është e pamundur për ta, maksimumi 300 persona mund të votojnë", tha ai.

Zgjedhjet e pjesshme vendore po zhvillohen në bashkitë Shkodër, Dibër, Vorë, Rrogozhinë, Durrës dhe Lushnjë. Procesi ka nisur në orën 07:00 dhe do të përfundojë në19:00.

 

Të fundit