Flash News

E-TJERA

Komisioneri për të Drejtën e Informimit: Shqetësim shkelja e të dhënave personale; ç’thotë për “Akt1vist-in” e PS

Komisioneri për të Drejtën e Informimit: Shqetësim shkelja e

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri, Bensik Dervishi, ka ngritur shqetësimin për shkeljen e të drejtës së informimit, e cila vijon të mbetet një problematikë.

Për “Zërin e Amerikës”, Dervishi tha se ka pasur një seri ankesash drejtuar Komisionerit çka do të thotë sipas tij se një autoritet publik i ka refuzuar. Dervishi u shpreh se më shumë se gjysma e ankesave janë dërguar nga shoqëritë civile, ndërsa 20-25% nga mediat.

“Unë mendoj që natyrisht ka një problematikë për sa kohë që vijnë dhe ankesa tek zyra e Komisionerit sepse që të vijnë ankesa te zyra e Komisionerit natyrisht që një autoritet publik duhet ta ketë refuzuar më pare dhënien e informacionit. Por natyrisht mund ta shikojmë nga njëra anë si problematike, por nga ana tjetër edhe si një ndërgjegjësim, si një diçka pozitive, si një ndërgjegjësim të lartë të qytetarëve, të medias, kryesisht të medias investigative dhe veçanërisht edhe të shoqërisë civile.

Sipas statistikave që ne përpunojmë në zyrën e Komisionerit, gjysma, ose shpesh herë ndodh, edhe më shumë se gjysma e ankesave për refuzim informacioni që paraqiten pranë zyrës së Komisionerit janë të dërguara kryesisht nga shoqëria civile si dhe rreth 20-25% të tyre nga media, pjesa tjetër është që dërgohet drejtpërdrejt nga qytetarët, aq sa është e mundur të jetë e identifikueshme.

Pra ka një problematikë shumë të madhe sepse nga njëra anë në qoftë se autoritetet do të funksiononin shumë mirë dhe ta jepnin informacionin, nuk ka pse të vijnë ankesa pranë Komisionerit, por nga ana tjetër për shkak të mangësive, të pamundësisë apo dhe shkaqe të tjera të cilat ne nga viti në vit jemi përpjekur që t’i pqë t’i përpunojmë, t’i bëjmë prezente dhe t’i reflektojmë gjithmonë në raportin që paraqet zyra e Komisionerit përpara Kuvendit të Shqipërisë. Ne cilësojmë dhe problematikat përse është ky numër ankesash”, tha Dervishi.

I pyetur për aplikacionin “Akt1vist” të Partisë Socialiste, Dervishi tha se qytetarët shqiptarë nuk e kanë kulturën e mbrojtjes së të dhënave, teksa shtoi se rasti i aplikacionit është trajtuar në veçanti. Dervishi shtoi se në rast shkeljesh, Komisioneri ndërmerr masa deri te sanksionet.

“Për hir të se vërtetës ne si institucioni përgjegjës jemi shumë të shqetësuar, por edhe të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë duhet të jenë të shqetësuar. Duhet të jemi të shqetësuar nga të dyja anët, në radhe të parë për ndërgjegjësimin tonë si qytetarë, sepse duhet ta pranojmë dhe unë e kam kurajon që ta them, ne nuk e kemi kulturën për mbrojtjen e të dhënave personale, të mbrojtjes së identitetit tonë. Çfarë janë të dhënat personale? Emri, mbiemri, datëlindja dhe çdo e dhënë tjetër që ka të bëjë me formimin tonë, me personalitetin tonë, me bindjet tona.

Gjithashtu ne edhe për “Aktivistin” kemi trajtuar një sensibilitet qoftë të një grupimi të shoqërisë civile, qoftë edhe të disa përfaqësuesve politikë të një partie politike. E kemi trajtuar, e kemi vlerësuar, kemi dhënë përgjigjet përkatëse, kemi bërë rekomandimet përkatëse. Kjo është ajo çfarë mund të bëjë Komisioneri, monitoron, konstaton shkeljet dhe kur ka vende vendos edhe sanksione, ose masa e fundit është urdhërimi i bllokimit kur kemi të bëjmë me shkelje të rëndë. Ne kemi marrë dhe masa, kemi vendosur dhe sanksione të rënda edhe ndaj institucioneve shtetërore”, shtoi Komisioneri.

Të fundit