Flash News

E-TJERA

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës mbyll sot punimet, raporti përfundimtar i kalon Kuvendit

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës mbyll sot punimet, raporti
Foto ilustruese

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta përfundon sot punimet. Ai do të miratojë raportin përfundimtar. Prej tre javësh Komisioni ka mbledhur prova, të cilat do t'ja paraqesë Kuvendit për të shkarkuar Kreun e Shtetit.

Referuar deklaratave, intervistave dhe postimeve të Presidentit, Komisioni pretendon se Meta ka shkelur Kushtetutën, ka kapërcyer kompetencat e tij, ka nxitur dhunë dhe ka qenë i njëanshëm.

Kreu i Shtetit nuk shkoi në seancë dëgjimore me argumentin se kjo strukturë është ilegjitime dhe zbaton urdhra politikë. Meta është shprehur se nuk do të njohë asnjë vendim të Kuvendit. Kjo është nisma e dytë e socialistëve për shkarkimin e Presidentit. Për të shkarkuar Metën do të duhen 94 vota.

Të fundit