Flash News

E-TJERA

Komisioni për TIMS, analisti: Të verifikohet vendimmarrja e Taulant Ballës

Komisioni për TIMS, analisti: Të verifikohet vendimmarrja e Taulant

Analisti Sami Neza ka folur rreth ngritjes së komisionit hetimor për sistemin TIMS.

I ftuar në Syri TV, Neza u shpreh se puna e parë që ky komision duhet të bëjë është verifikimi i vendimmarrjes së ministrit Balla lidhur më këtë çështje.

“Mendoj që është një përzgjedhje e mire, pasi ai është një politikan që i ka trajtuar çështjet që merren me rendin, policinë e prokurorinë. Ndoshta puna e parë që do të bëjë ky komision hetimor është të verifikojë vendimarrjen e Taulant Ballës në ditët e para të tij.

Cila është arsyeja që ministri i brendshmëm brenda pak ditëve, ku sapo ishte emëruar bëri ndryshimin e personave përgjegjës për sistemin TIMS?

Në fund të fundit ai është një sektor që punon në ‘back office’ dhe nuk është një sector që përballet me publikun dhe përmes ndyshimeve mund të ekzaminosh një përformancë të keqe apo të mirë, apo të arrish të përmirësosh punën e Ministrisë së Brendshme.

Ai është një sektor që nuk e shikon askush dhe një pjesë e mirë e qytetarëve kur flet për TIMS dinë atë momentin kur skanojnë pasaportën kur dalin jashtë vendi, kur në fakt kjo është një moment më shumë se aq, në një farë mënyrë është ai INSTAT-i sekret.

Edhe procedura që ka shoqëruar këtë lloj emërimi është e paplotësuar nga këndvështirmi ligjor për shkak se ata nuk morën garancinë ose sigurinë për të punuar, ku mungonte çertifikata e sigurisë për të punuar në një sektor të sigurisë së veçantë”, tha Neza.

Të fundit