Flash News

E-TJERA

Komiteti Teknik do të mblidhet sërish për masat, Koraqi tregon se cilat kufizime mund të ashpërsohen

Komiteti Teknik do të mblidhet sërish për masat, Koraqi tregon se
Mjeku Andi Koraqi

Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Andi Koraqi bën me dije se situata e pandemisë gjatë kësaj jave do të jetë vendimtare për ndryshimin e masave.

Ai tha për "Klan" se Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet të hënën për të marrë një vendim lidhur me ashpërsimin e masave.

Koraqi tregon se cilat janë masat që mund të ashpërsohen.

“Do të ulet ora e kufizimit të lëvizjes dhe do të kalojmë të gjitha shkollat online. Në asnjë rast nuk do të vendoset për karantinë sepse edhe vendet që kanë kaluar në karantinë nuk kanë dhënë rezultate”, u shpreh ai.

Të fundit