Flash News

E-TJERA

Nga ndalimi i tubimeve tek konferencat, Komiteti i Ekspertëve shton masat anti-covid

Nga ndalimi i tubimeve tek konferencat, Komiteti i Ekspertëve shton masat

Komiteti Teknik i Ekspertëve në sajë të situatës me Covid-19 ka vendosur të marrë disa masa të reja shtesë për ndalimin e përhapjes së pandemisë.

Sipas drejtoreshës së ISHP, Albana Fiço, tre masat të cilat janë vendosur nga Komitetin Teknik i Ekspertëve janë;

1-Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura

2-Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet

3-Konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

"Secili prej nesh e ka ne dore te frenoje perhapjen e epidemise. Vetëm me bashkëpunim qytetarë-autoritete, mund të kufizohet përhapja e koronavirusit.
Respektoni rregullat, kontribuoni për kufizimin e përhapjes së covid-19, për të ulur mbingarkesën në spitale, për të ruajtur shëndetin tuaj dhe të familjeve tuaja”, deklaroi Fiço.

Të fundit