Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kompania gjermane EMS për DW: Duan të na nxjerrin jashtë Portit të Durrësit

Në fundin e muajit korrik, kompania gjermane EMS-Fehn-Group, e cila ka menaxhuar nga viti 2012 Terminalin Lindor të Portit të Durrësit, u bllokua në aktivitetin e saj të përditshëm. Edhe pse EMS ka fituar tenderin koncensionar 35- vjeçar për menaxhimin dhe operimin e kësaj pjese të portit, Autoriteti Portual i Durrësit vendosi aty blloqe betoni, mëngjesin e 29 korrikut. Veprimet u argumentuan me faktin se ka një plan të ri sigurie, në kuadër të zhvillimit të projektit "Durrës Marina & Yacht”.
DW: Kur ka nisur punën në Portin e Durrësit kompania EMS dhe çfarë kontrate keni pasur me institucionet shqiptare?
Florian Çimo: Gjatë procedurës së një tenderi ndërkombëtar të hapur nga qeveria shqiptare në vitin 2012, kompania gjermane EMS-Fehn-Group fitoi të drejtën e koncensionit për menaxhimin dhe operimin e Terminalit Lindor në Portin e Durrësit. Në maj të vitit 2013, EMS-Fehn-Group dhe qeveria shqiptare lidhën një kontratë koncesioni që i jepte kompanisë sonë të drejtën për të përpunuar ngarkesat e anijeve në Terminalin Lindor. Pak kohë më vonë, EMS-Fehn-Group themeloi operatorin e portit shqiptar EMS Shpk, (EMS APO), si njësi operative. Që atëherë, kompania ka menaxhuar këtë terminal. Kontrata e koncesionit ka një afat prej 35 vjetësh, pra deri në vitin 2048.
DW: Që nga 29 korriku i këtij viti, kompania nuk lejohet të punojë brenda portit. A mund të na tregoni më konkretisht se çfarë ka ndodhur dhe cilat janë pretendimet e Autoritetit Portual të Durrësit për vendimin e marrë?
Florian Çimo: Në orët e para të mëngjesit të datës 29 korrik, Autoriteti Portual i Durrësit, pra autoriteti shtetëror shqiptar që është i ngarkuar për administrimin e portit, sëbashku me pjesëtarë të ekipit të sigurisë së portit dhe të mbështetura nga forca të Policisë së Shtetit, hynë në Terminalin Lindor dhe zaptuan pjesë të qenësishme të zonës së terminalit, duke vendosur aty blloqe betoni. Kjo ka dëmtuar ndjeshëm mundësitë tona me qëllim vijimin e punës. Aktualisht ne po bëjmë çdo përpjekje për të ofruar shërbimet tona kundrejt rrethanave të reja të imponuara. Në përgjigje të pyetjeve tona, Autoriteti Portual i Durrësit pretendon, se veprimet e ndërmarra janë bërë me qëllim zbatimin e një plani të ri të sigurisë së portit.
Kjo ishte hera e parë që ne mësuam rreth këtij plani. Vetëm një ditë para se pjesë të terminalit tonë të zaptoheshin, pas orarit zyrtar të punës, pasditen vonë të datës 28 korrik, EMS APO ka marrë një email nga Autoriteti Portual i Durrësit. Ky email na vinte në dijeni rreth një plani të ri menaxherial për Portin e Durrësit. Sipas këtij plani, pjesë të Terminalit Lindor ishin rezervuar për zhvillimin e projektit "Durres Marina & Yacht”.
E gjitha kjo ndodh ndërkohë që kontrata koncensionare me EMS-Fehn-Group është ende në fuqi dhe kompania jonë është lënë krejtësisht në terr informativ në lidhje me të ardhmen e këtij koncensioni në Shqipëri. Sipas këndvështrimit tonë, kjo është një tjetër masë, në vazhdën e veprimeve që Shqipëria ka ndërmarrë gjatë viteve të fundit për të dëmtuar aktivitetet tona tregtare dhe për të na nxjerrë ne jashtë Portit të Durrësit.
DW: A ishte ky një vendim "surprizë” për kompaninë apo është i lidhur me padinë që ju keni ngritur kundër shtetit shqiptar në Gjykatën e Arbitrazhit ICSID në Uashington? Ku konsiston kjo padi?
Florian Çimo: Nëse me "vendim” i referoheni veprimeve të ndërmarra nga Autoriteti Portual i Durrësit më datën 29 korrik, atëherë përgjigja është Po. Ne nuk e prisnim që pjesë të qenësishme të terminalit tonë të zaptoheshin. Në të njëjtën kohë, ne nuk do të spekulojmë nëse ka ndonjë lidhje mes incidentit të së shtunës dhe kërkesës për abritrazh kundër shtetit shqiptar, kërkesë e cila është depozituar nga EMS-Fehn-Group pranë ICSID (International Center for Settlement of Investment Disputes) gjatë muajit prill. Qëllimi i këtij arbitrazhi është kërkesa për dëmshpërblim financiar për humbjet e shkaktuara nga Shqipëria në kuadër të marrëveshjes dypalëshe të investimeve mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.
DW: Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë nuk e kaloi për gjykim ankimimin tuaj. Si e konsideroni këtë vendim?
Florian Çimo: Ky është një proces ligjor dhe ne nuk do të komentojmë rreth tij.
DW: Çfarë hapash të tjerë ligjorë do të ndërmerrni?
Florian Çimo: Aktualisht, avokatët tanë po vlerësojnë situatën. *Florian Çimo është Menaxher Tregtar i "EMS Albanian Port Operator Shpk”. (EMS APO). Kompania është pjesë e EMS-Fehn-Group në Gjermani. DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38