Flash News

E-TJERA

Kompensimet për pensionistët, fondi dhe si do të përfitohen

Kompensimet për pensionistët, fondi dhe si do të përfitohen

Cdo muaj më shumë se 140 mijë të moshuar përfitojnë 648 lekë shtesë mbi pensionin e tyre mujor.

Si pasojë, janë 15 milionë dollarë që qeveria planifikon për të përballuar efektet e kësaj skeme, kjo është vënë në dukje edhe në projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm.

“Sistemi do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura mesatarisht nga 744-792 mijë persona që kanë përfituar edhe përfitojnë pensione publike, pensione suplementare si dhe një sërë të ardhurash të tjera të parashikuara  me ligje si dhe vendime të veçanta dhe kompensuese të Këshillit të Ministrave”, thuhet në relacionin që shoqëron draftin.

Përveç kompensimit prej 648 lekësh në muaj pensionistët do të vazhdojnë të marrin edhe 500 lekë në muaj në formë kompensimi për dritat dhe ndryshimin e çmimit të bukës, shkruan gazeta Panorama.

Të favorizuar janë edhe ata të moshuar të cilët kanë fëmijë për që nuk janë në marrëdhënie pune,  pasi për këtë kategori aplikohet edhe një shtesë tjetër që është rreth 414 në muaj.

Pra, gjithsej janë 914 lekë që të moshuarit do të vazhdojnë të përfitojnë çdo muaj krahas të ardhurave nga pensioni.

Gjthashtu pensionistët me pensione minimale do të vazhdojnë të përfitojnë nga politikat e kompensimit të pensioneve sipas VKM nr, 401, kompensim deri në 500 lekë në muaj dhe sipas VKM nr. 763, kompensim deri në masën 760 lekë në muaj.

Rreth 1650 lekë është shuma që përfitohet shtesë vetëm nga vendimet e marra për kompensiminin e energjisë elektrike.

Për ta përfituar mjafton që pensionisti të mos ketë të ardhura të tjera veç pensionit dhe fatura e dritave të jetë në emër të tij. Në rastin kur janë dy pensionist burrë dhe grua, kompensimin e përfiton vetëm njëri prej tyre.

Ata pensionistë kryefamiljarë që nuk kanë të ardhura të tjera veç pensionit janë po ashtu të përjashtuar nga taksa e banesës që ka nisur të aplikohet prej fillimit të këtij viti.

Me një llogaritje të thjeshtë vetëm nga përjashtimet e taksave një pensionist kryefamiljar mund të shmangë nga fatura mujore rreth 900 lekë detyrime. 

Të fundit