Flash News

E-TJERA

Komunikonin për shit-blerje votash, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë; procedohet një tjetër

Komunikonin për shit-blerje votash, arrestohet 52-vjeçari në

Një person është arrestuar, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë pasi janë kapur duke komunikuar për shit-blerje votash.

Policia njofton se rasti është denoncuar me pamje filmike në media ku shfaqet një nga shtetasit teksa komunikon për shit-blerje votash. K. A., 52 vjeç, është vënë në pranga dhe A. D., 61 vjeç është proceduar në gjendje të lirë.

Njoftimi:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Premtuesi". 

Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe procedohet penalisht një tjetër, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, komunikonin për shit-blerje votash për një subjekt politik.    

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e çdo paligjshmërie, bazuar në pamjet filmike të postuara në portale, në të cilat shfaqet një shtetas që komunikon për shit-blerje votash, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Premtuesi".  

Si rezultat, u bë arrestimi i shtetasit K. A., 52 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 61 vjeç, banues në Tiranë. 

Këta shtetas janë shfaqur në një video, duke komunikuar me njëri-tjetrin, për shit-blerje votash për një subjekt politik. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Të fundit