Flash News

E-TJERA

"Konferenca e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë të mbahet sa më parë", çfarë kërkon Soreca nga vendi ynë

"Konferenca e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka kërkuar mbajtjen sa më parë të Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Ky është reagimi i Sorecës pas takimit që zhvilloi me Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, Themos Demiris.

Ai ka ndarë disa foto nga takimi, ndërsa bën me dije se kanë diskutuar për progresi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ambasadori thekson se është e rëndësishme që Shqipëria të mbajë fokusin në axhendën e reformave dhe të përgatitet për bisedimet e pranimit.

“Kënaqësi që takova ambasadorin Themos Demiris, Sekretar i Përgjithshëm i @GreeceMFA. Diskutuam mbi gjendjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur. Është e rëndësishme që Shqipëria të mbajë fokusin në axhendën e reformave dhe të përgatitet për bisedimet e pranimit”, shkruan Soreca në rrjetet sociale.

Të fundit