Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Konferenca ndërqeveritare? Soreca: Është e mundur, kushtet që duhen përmbushur deri në fund të vitit

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca komenton procesin e hapjes së negociatave për Shqipërinë.
Në një intervistë për Deutsche Welle, Soreca thotë se thirrja e Konferencës Ndërqeveritare për Shqipërinë duhen përmbushur disa kushte, si Gjykata Kushtetuese, apo zbatimi i Ligjit Zgjedhor.
Pjesë nga intervista:
Ambasador, të martën Ministri Gjerman i Shtetit për Evropën Michael Roth u bëri thirrje kolegëve të tij të aprovojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe së fundmi, Presidenca Gjermane e Bashkimit Evropian përsëriti synimin e saj për të mbajtur brenda dhjetorit Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por ndërkohë Shqipëria nuk ka përmbushur një nga kriteret kryesore, që është krijimi i Gjykatës Kushtetuese. A do të ndikojë ky kriter te kjo konferencë?
Luigi Soreca: Mendoj se Këshilli i Përgjithshëm dërgoi një sinjal shumë të fortë për faktin se puna duhet të vazhdojë për të dy vendet deri në ditën e fundit të Presidencës Gjermane. Si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut, shtetet anëtare janë të gatshme të miratojnë atë që ne e quajmë kornizën e negociatave. Këto janë rregullat e lojës për të dy vendet për vitet në vijim deri në momentin kur do të fillojnë negociatat. Një prej shteteve anëtare e ka bllokuar, për fat të keq, këtë miratim për Maqedoninë e Veriut, ndërsa teksti i kornizës negociuese për Shqipërinë është pranuar nga të gjithë. Pra, nëse do të ketë ndonjë zgjidhje të mosmarrëveshjes dypalëshe në lidhje me Maqedoninë e Veriut, atëherë të dy kornizat negociuese ende mund të miratohen ende para fundit të vitit. Ky është objektivi i Presidencës Gjermane, ky është objektivi i Bashkimit Evropian.
Thirrja e Konferencës Ndërqeveritare është tjetër gjë, miratimi i kornizës negociuese është kushti për të thirrur Konferencën Ndërqeveritare. Për të thirrur Konferencën Ndërqeveritare për Shqipërinë, siç e dini që nga marsi i këtij viti, janë identifikuar disa kushte. Ka disa prej tyre që ende duhet të plotësohen, dhe kjo është e qartë, kjo është arsyeja pse unë them se mesazhi është që puna duhet të vazhdojë. Kjo është thënë nga Ministri Roth, kjo është thënë nga Komisioneri Varheley dje në takim. Çfarë pune duhet bërë për të vazhduar?
Së pari, siç përmendët Gjykata Kushtetuese. Javët e fundit kam bërë disa herë thirrje që Këshilli i Emërimve në Drejtësi të përshpejtojë punën në lidhje me vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve në tri pozicionet e hapura. Me sa kam kuptuar në ditët në vijim do të ketë takime të Këshillit – KED - dhe është e rëndësishme që KED të dalë me një listë që do t'u dërgohet dy autoriteteve emëruese, Presidentit të Republikës dhe Parlamentit për emërime. A është e mundur kjo para fundit të vitit? Po, nëse puna përshpejtohet. Dhe ky është mesazhi që unë do të doja t'i dërgoja edhe një herë KED-it që po bën një punë të shkëlqyer, e cila gjithashtu mund të kontribuojë më tej për të ecur përpara. Është përmendur gjithashtu zbatimi i Ligjit Zgjedhor. Unë mendoj se kjo çështje ka dy nën-elemente, njëri ka të bëjë me opinionin e Komisionit të Venecias, i cili siç e dini do të publikohet më 10 dhjetor dhe do të ndihmojë për të dhënë qartësi në lidhje me çështjen mbi të cilën ka një mosmarrëveshje politike midis qeverisë dhe opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare. Çështja u ngrit nga Presidenti, siç e dini. Tjetra është zbatimi konkret i Ligjit Zgjedhor në funksion të zgjedhjeve, të cilat do të zhvillohen më 25 prill. Kjo është gjithashtu e rëndësishme për sa u përket përgatitjeve teknike. Kohët e fundit jam takuar me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe gjithashtu jam i kënaqur të njoftoj se dy ekspertët që Bashkimi Evropian ka premtuar në momentin e miratimit të Marrëveshjes së 5 qershorit kanë filluar të punojnë me Komisionin për identifikimin biometrik, që është një nga përfundimet shumë të rëndësishme të Marrëveshjes së 5 qershorit. Kështu që këto gjëra duhet të zhvillohen, duhet të përshpejtohen. Le të shohim se ku jemi deri në fund të vitit para se të mbarojë Presidenca Gjermane. Dhe ky është mesazhi që del nga takimi i djeshëm, sipas mendimit tim dhe ne e mbështesim plotësisht atë.
DW: Por ka ende disa zëra kritikë, për shembull, Holanda. Në Parlamentin holandez ka disa zëra kritikë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë. A e dëmtojnë ato këtë proces?
Luigi Soreca: Unë nuk do të spekuloj për pozicione specifike të parlamentarëve. Unë do të komentoj vetëm pozicionin e qeverisë, që e ka thënë qartë në letrën e saj drejtuar parlamentit dhe më pas në një tjetër deklaratë që ka nxjerrë Ambasada Holandeze këtu në Tiranë, se ata janë në favor të hapjes së negociatave të anëtarësimit, pra për të pasur Konferencën Ndërqeveritare nëse dhe kur të plotësohen kushtet. Dhe ky është pozicioni që është shprehur nga qeveria. Ne mendojmë se kështu është, kjo është ajo që qeveria holandeze ka thënë. Ne pajtohemi me faktin se nëse nuk plotësohen kushtet nuk do të ketë Konferencë Ndërqeveritare, kjo është e sigurt dhe prandaj është shumë e rëndësishme që puna të vazhdojë, siç thashë më parë, pa pushim për të siguruar që të gjitha detyrat e shtëpisë që duhet të bëjë Shqipëria të bëhen para fundit të vitit.
Dw: Dhe le të flasim për detyrat e shtëpisë dhe zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në Prill 2021. Sipas mendimit tuaj, a është kjo klimë politike një tjetër ndëshkim për këtë proces? Tashmë fushata thuajse ka nisur...
Luigi Soreca: Po, vërtet, klima ka pësuar rritje së fundmi sa i takon ‘temperaturës', por kjo është normale, mendoj, në çdo vend, para se të shkohet në zgjedhje kaq të rëndësishme për Shqipërinë. Komisioni Evropian në Raportin Vjetor të botuar në 6 Tetor, thotë se duhet rivendosur dialogu politik në vend. Kjo do të thotë që ne shpresojmë se duke ecur drejt zgjedhjeve, partitë ndërsa sigurisht ndjekin interesat e tyre politike, çka është e natyrshme në çdo demokraci, gjithashtu do të përqendrohen në atë që unë e quaj emëruesin e përbashkët minimal, për të cilin të gjithë bien dakord, që është integrimi në BE. Le të përqendrohemi dhe të sigurohemi që kur bëhet fjalë për integrimin në BE, secila palë mund të gjejë një mënyrë për ta ndihmuar Shqipërinë për të ecur përpara. Sigurisht që ndarjet janë të natyrshme dhe në Shqipëri kjo është padyshim një prirje, por unë si Ambasador i BE-së dua t'i bëj thirrje të gjithëve që të përqendrohen tek emëruesi i përbashkët minimal, që është integrimi në BE.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38