Flash News

E-TJERA

Konfindustria kërkon ngritjen e Entit Rregullator: Bordi i naftës lë hapësirë për korrupsion

Konfindustria kërkon ngritjen e Entit Rregullator: Bordi i naftës

Konfindustria i kërkon qeverisë të bëjë ndryshime në strukturën dhe mënyrën e administrimit të Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve, të ngritur me qëllim përcaktimin e çmimit për naftën dhe hidrokarburet e tjera.

Në një njoftim, konfindustria thekson se mënyra e ndërtimit të bordit, është ka përplasje të qartë institucionale, mungesë objektive të vlerësimeve dhe lë hapësira për korrupsion.

“Së pari, është e paarsyetuar prania në vendimarrje e përfaqësuesve të kompanive, që janë subjekt i kontrollit për spekullime të cmimeve. Në këtë rast krijohet përplasje e drejtëpërdrejtë me vetë qëllimin e krijimit të Bordit të Cmimeve të Karburanteve.

Së dyti, edhe prania e përfaqësuesve të Ministrisë së Financave është në përplasje të qartë institucionale me qëllimin e krijimit të Bordit. Ministria e Financave është e interesuar për cmime sa më të larta të karburanteve, në mënyrë që të shtojë të ardhurat në buxhet. Vetëm në 2 muajt e parë të vitit 2022 të ardhurat buxhetore janë tejkaluar me pothuaj 200 milion $ nga parashikimi si pasojë direkte e infacionit, duke goditur ashpër prodhimin vendor, industritë dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë.

Së treti, është e domosdoshme paraqitja publike e metodikës dhe arsyetimit rast pas rasti për cdo vendim të Bordit me qëllim shmangien e subjektivizmit dhe korrupsionit”, shkruan konfindustria.

Sipas saj, modeli më i përshtatshëm do të ishte një Ent Rregullator në varësi të Kuvendit, duke marrë shembullin e Maqedonisë së Veriut.

Të fundit