Flash News

E-TJERA

Konfindustria kërkon uljen me 20% të taksave vendore në Tiranë: Problem menaxhimi dhe skandale korruptive

Konfindustria kërkon uljen me 20% të taksave vendore në

Konfindustria ka kërkuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës që të mblidhet në një mbledhje të jashtëzakonshme për të ulur me të paktën 20% detyrimet vendore për bizneset dhe qytetarët për vitin fiskal 2025 dhe në vijim.

Në një njoftim për shtyp, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, argumenton se kjo kërkesë vjen si pasojë e dështimit të Bashkisë së Tiranës për të përmbushur objektivat për të cilat janë vendosur dhe rritur taksat ndër vite.

Gjithashtu, Konfindustria thekson se taksa e banesave, truallit dhe tarifat e ujit duhet të ulen ndjeshëm.

Sipas analizës së Konfindustrisë, nëse shmangen skandalet korruptive dhe përmirësohet menaxhimi i shpenzimeve buxhetore, ulja e ngarkesës fiskale nuk do të ndikojë në cilësinë e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Të fundit