Flash News

E-TJERA

Konfirmohen në Elbasan edhe 3 raste të reja me 'Ethet e Nilit'

Konfirmohen në Elbasan edhe 3 raste të reja me 'Ethet e

Janë konfirmuar në Elbassan edhe tre raste të tjera të personave të prekur nga virusi “Ethet e Nilit”.

Kështu, numri në total shkon në 5 person të prekurve me këtë virus në Qarkun e Elbasanit. 

Sipas burimeve zyrtare tre rastet e fundit janë identifikuar përkatësisht në Bashkinë e Cerrikut, një 84-vjeçar, në Njësinë Administrative Papër, një 73-vjeçar dhe në Njësinë Administrative Tregan, një 60-vjeçar.

Të prekurit po ndiqen nga specialistë të ISHP, ku deri tani gjendja e tyre shëndetësore paraqitet pa rrezik për jetën.

Dy rastet e para në Elbasan u konfirmuan në fshatrat Gjergjan dhe Jagodinë. Aktualisht të dy janë të shëruar.

 

Të fundit