Flash News

E-TJERA

Konfirmohet ekzistenca e variantit Omicron në Shqipëri

Konfirmohet ekzistenca e variantit Omicron në Shqipëri

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka konfirmuar praninë e variantit Omicron në Shqipëri. Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka bërë me dije se dyshimet e specialistëve u konfirmuan. Ajo tha se analizat u kryen në një laborator në Gjermani.

Rakacolli shtoi se në vendin tonë mbizotëron varianti Delta. Gjithashtu theksoi se situata paraqitet e qëndrueshme në dy javët e fundit.

"Komiteti bën me dije se është konfirmuar dyshimi i specialistëve për praninë e variantit Omicron në Shqipëri. Megjithatë në Shqipëri vazhdon të mbizotërojë varianti Delta. Situata në Shqipëri paraqitet pak a shumë e qëndrueshme në dy javët e fundit", tha Rakacolli.

Ndërsa shefja e ISHP-së Eugena Tomini bëri me dije se janë konstatuar dy raste me Omicron.

"Nga ISHP pas dërgimit të mostrave në mënyrë sistematike të mostrave, kanë konfirmuar dy raste të omicron  në totalin e mostrave të dërguar kundrejt sekeuencimit genomik”, tha Tomini.

Të fundit