Flash News

E-TJERA

Konfirmohet, Leo Messi Zyrtarisht tek PSG. Vëllai i Emirit të Katarit jep lajmin

Konfirmohet, Leo Messi Zyrtarisht tek PSG. Vëllai i Emirit të Katarit

Leo Messi është zyrtarisht tek PSG! Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur shumë lajme se në cilin ekip do e shohim lojtarin argjentinas dhe madhe në garë huri dhe Chelsea - të paktën presidenti Abramovich kërkoi të bisedohej me përfaqësues të Leo Messit.

Ylli argjentinas ka arritur një akord me drejtuesit e klubit francez: ai do të përfitojë 40 milion euro në sezon dhe kontrata do të jetë 3-vjeçare (2+1).

Tifozët e PSG-së kanë nisur festën dhe po përgatiten për t’i dhuruar një pritje të paharrueshme 34-vjeçarit argjentinas, teksa drejtuesit e klubit kanë prenotuar Kullën Eiffel për datën 10 gusht.

Ndërkohë, Khalifah bin Hamad Al Thani, anëtar i familjes që zotëron PSG-në, presidenti i të cilit është Nasser Al Khelaifi, dhe vëllai i Emirit të Katarit, ka dhënë lajmin në Twitter:

“Negociatat janë mbyllur zyrtarisht, pak më vonë do të vijë njoftimi."

Të fundit