Flash News

E-TJERA

Konflikti për pronat te Kepi i Rodonit, lirohen të arrestuarit, mes tyre edhe Mark Frroku

Konflikti për pronat te Kepi i Rodonit, lirohen të arrestuarit, mes

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “Detyrim paraqitje” për 8 të arrestuarit gjatë konfliktit të armatosur te “Kepi i Rodonit” në Durrës, ku i përfshirë ishte dhe ish-deputeti Mark Frroku.

Gjykata vendosi “lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve, nëse nuk kanë ndonjë masë tjetër penale apo vendim dënimi penal për ndonjë vepër penale”.

Konflikti ndodhi mes përfaqësuesve të kishës dhe banorëve të zonës në lidhje me një pronë mbi të cilën të dyja palët zotërojnë certifikatë pronësie.

Si përfaqësues të kishës, u arrestuan shtetasit Mark Frroku, Antonio Lazari, Pal Doda dhe Martin Lazeri.

Nga pala tjetër u arrestuan shtetasit Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka.

 

Të fundit