Flash News

E-TJERA

Konflikti Rusi-Ukrainë, përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë e thirrur nga Meta

Konflikti Rusi-Ukrainë, përfundon mbledhja e Këshillit të

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga presidenti Ilir Meta nisur nga tensionet Rusi- Ukrainë. 

Në këtë mbledhje që zgjati rreth 50 minuta, morën pjesë ministrat Ulsi Manja, Frida Krifca, Delina Ibrahimaj, Bledi  Çuçi e Niko Peleshi, ndërsa në vend të kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Jashtme Olta Xhaçka ishin Arben Ahmetaj dhe zv.ministrja Megi Fioni. Kujtojmë se Rama dhe Xhaçka ndodhen në SHBA, ku do të marrin pjesë në Këshillin e Sigurisë të OKB.

Po ashtu, pjesë e mbledhjes ishin Shefi i Shtabit, Bajram Begaj, kreu i Komisionit të Sigurisë Nasip Naço, drejtori i Policisë Gledis Nano dhe kreu i SHISH, Helidon Bendo.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka kërkuar Rusisë që të ulë tensionet në kufirin me Ukrainën duke theksuar se i qendron pranë këtij shteti.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Jashtme kërkon nga Putini që të zgjidhë krizën përmes rrugëve diplomatike dhe të respektojë sovranitetin territorial të Ukrainës.

 

Të fundit