Flash News

E-TJERA

Konispoli shpallet Ansambël Historik

Konispoli shpallet Ansambël Historik

Këshilli i Ministrave miratoi shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore.

Ky vendim i hap rrugën mbrojtjes, restaurimit dhe promovimit të kësaj qendre me trashëgimi të rrallë.

Qyteti i Konispolit ka banesa tradicionale që datojnë në shek. XIX-XX, gjurmë të pazarit të vjetër, arkitekturë karakteristike me gurë të punuar, rrugica me kalldrëm, e deri te lagjet me emra fisesh dhe vendbanimet antike në Qafën e Ktismave.

Konispoli përfaqëson një identitet të rrallë urban dhe kulturor në jug të Shqipërisë, pasi ka qenë vatër rezistence dhe kulture kombëtare.

Të fundit