Flash News

E-TJERA

Kontrabandë me emigrantë, arrestohet shqiptari në Slloveni

Kontrabandë me emigrantë, arrestohet shqiptari në Slloveni

Arrestohet një kontrabandist shqiptar në ish-pikëkalimin kufitar Starod, ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë, në lagjen Ilirska Bistrica.

Shtetasi shqiptar 24 vjeç, kishte mbërritur me një automjet tip “Nissan”.

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë konstatuar se personi në automjet mbante 32 persona, mes të cilëve 9 fëmijë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin e Sllovenisë nga Kroacia.

Drejtuesi i mjetit është vendosur në paraburgim.

Të huajt, të gjithë shtetas turq, kanë aplikuar për azil.

Të fundit