Flash News

E-TJERA

Kontrabandë me ilaçe gjatë pandemisë, arrestohet administratori i ‘Farmanet Albania’, përfitoi milionat nga ‘Shëndetësia’

Kontrabandë me ilaçe gjatë pandemisë, arrestohet

Një tjetër administrator i një rrjeti farmaceutik në Tiranë është arrestuar, në sajë të operacionit “Përfitimi”.

Në pranga ka rënë Sokol Topçiu 57 vjeç, administrator i rrjetit “Farmanet Albania”, duke u bërë kështu personi i shtatë i përfshirë në këtë skemë.

Sipas policisë, Topçiu, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.

Vijon operacioni “Përfitimi”. Kapet dhe vihet në pranga 1 tjetër shtetas i shpallur në kërkim në vijim të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Përfitimi”, finalizuar me datë 08.10.2021, nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 6 shtetas, ka vijuar puna me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacionit, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe sherbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. T, 57 vjeç, administrator i një rrjeti farmaceutik. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë”, thotë policia.

Në maj të vitit 2021, Topçiu u hetua kur Prokuroria e Tiranës hetoi një tender për blerje maskash dhe dorëzash kirurgjikale me vlerë rreth 3.5 milionë euro, të nënshkruar mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë ‘Farma Net Albania’

4 farmaci dhe depo farmaceutike kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën për t’u shitur qytetarëve ilaçe kontrabandë, ndaj 4 administratorë të farmacive dhe të depove farmaceutike në Tiranë kanë rënë në pranga.

Konkretisht u arrestuan të premten Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i një farmacie;  Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie; Florian Lila administrator i një farmacie dhe Bashkim Osmani administrator i një depoje farmaceutike. Në 10 muaj hetime operacioni u finalizuar me vënien në pranga të disa farmacistëve dhe vetëm një pronar depoje.

Në këtë skemë mashtrimi, 4 të arrestuarit bashkëpunonim me 64-vjeçaren Margarita Xhaxhiu e cila dyshohet se i sillte mallrat kontrabandë dhe Jani Papuli, i punësuari i saj.

Të fundit