Flash News

E-TJERA

Kontrollet e BKH, GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës

Kontrollet e BKH, GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka refuzuar një tjetër kërkesë të bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj.

Ajola Xoxa kundërshtonte kontrollet e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në një ambient në Sky Tower, që mbrojtja e saj e konsideron si magazinë. Xoxa kërkoi po ashtu edhe kthimin e celularit të sekuestruar.

Telefoni Xoxës u sekuestrua nga SPAK nga hetimet e dosjes "Veliaj", ku rezultonte se Xoxa ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Xoxa është lënë në masën e sigurisë "Detyrim Paraqitje".

Të fundit