Flash News

E-TJERA

Korçë/ Gjenden të pajetë në mal dy emigrantë të paligjshëm

Korçë/ Gjenden të pajetë në mal dy emigrantë

Gjenden të pajetë dy emigrantë të paligjshëm mbi fshatin Kamenicë, në qarkun e Korçës.


Sipas informacioneve paraprake, viktimat, përkatësisht të moshës rreth 25 dhe 30 vjeç, janë gjetur të pajetë në një zonë malore.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ata kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të ulëta.

Forcat e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Të fundit