Flash News

E-TJERA

Kosova përjashton një titullar nga grumbullimi, cila ka qenë arsyeja

Kosova përjashton një titullar nga grumbullimi, cila ka qenë

Kombëtarja e futbollit të Kosovës ka përjashtur një lojtar nga grumbullimi, për arsye disiplinore. Bëhet fjalë për portierin Arijanet Muric, i cili është larguar nga stërvitja e dardanëve.

Lajmin e ka bërë me dije vetë FFK përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

“Me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës, futbollisti Arijanet Muric largohet nga kampi i ekipit kombëtar për arsye disiplinore”, thuhet në njoftimin e shkurtër të FFK.

Ende nuk dijet më konkretisht se çfarë ka ndodhur për t'u marrë ky vendim, i cili ndikon negativisht në frymën e skuadrës dardane.

Kosova do të luajë nesër një miqësore kundër Lituanisë, ndërsa më pas përballet me Suedinë (28 mars) dhe Spanjën (31 mars) në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2022.

Të fundit