Flash News

E-TJERA

KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit, Hysni Vata

KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit, Hysni

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin e prokurorit Hysni Vata, vendim i cili u dha dy vite më parë.

Vata vendosi të apelojë masën, por sot KPA ka lënë në fuqi vendimin e KPK, për shkarkimin nga detyra të prokurorit. Nga hetimet e kryera, rezultoi se Vata kishte balancë negative dhe mungesë të burimeve të ligjshme për të krijuar pasuri.

Njoftimi i plotë:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Hysni Vata, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 195, datë 09.09.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 195, datë 09.09.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysni Vata.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.07.2021.

Të fundit